Blej & Shit Makina - NEWS

 

BMW tërheq 1.3 milion makina nga tregu

 

Prodhuesi gjerman i makinave luksoze “BMW” kërkon të tërheqë 1.3 milion  makina anekënd botës për shkak të problemeve të mundshme me baterinë, probleme të cilët në raste ekstreme mund të përfundojë në zjarr.

Automjetet që “BMW” kërkon të tërheqë nga tregu janë të Serisë 5 dhe 6 të prodhuara nga viti 2003 deri në vitin 2010. Kompania thotë se ka marrë 9 raportime për defektin, porse nuk kishte të dhëna për të plagosur, transmeton Starti njoftimin. 

Pronarët e makinave mund t’i dërgojnë ato tek shpërndarësit e autorizuar për riparimet e nevojshme. “BMW” tha se kabulli i baterisë mund të jetë montuar gabimisht.

Më herët gjatë muajit, kompania raportoi fitime rekord për vitin 2011. Fitimet e “BMW”-së u rritën me 51 % nga një vit më parë.Nga 3.24 miliardë euro në vitin 2010, kompania njoftoi se ka fituar 4.9 miliardë në vitin 2011. Shitjet e prodhuesit luksoz u rritën me 14% duke kapur shifrën e 68.82 miliardë eurove.

 

Me shume
 

VW Phaetoni ri

 

Gjenerata e re e VW Phaeton vjen më 2015. Deri atëherë ka mjaft kohë të cilën inxhinierët do ta harxhojnë për përdorim të materialeve të lehta dhe përmirësimin e efikasitetit të energjisë të motorëve SUS.

Natyrisht, as përdorimi i teknologjisë hibride nuk është përjashtuar. Tani për tani dihet se tek ndërtimi i karrocerisë, do të përdoren shumë alumini dhe magnezi.

Sa i përket motorëve, dihet se do të insistohet në motorët me benzinë turbo si dhe gjenerata e ardhshme e motorëve me naftë. Çmimi pritet të mbetet në nivelin e modeleve aktuale.

 

Me shume
 

Audi A1 Sportback

 

Për shkak të kursimit të karburantit, Audi ka zhvilluar një sistem të posaçëm të punës së motorit, i cili është aktiv në rast të vozitjes së baraspeshuar.

Dy cilindra mbesin pa karburant, e çka në 100 km, kursen 0.4 litra benzinë. Sistemi COD (cylinder on demand) për herë të parë është përdorur në modelet më të mëdhenj me motorë benzinë 4.0l TFSI.

Motori më i vogël benzinë 1.4 litërsh falë COD-s mesatarisht harxhon vetëm 4.1 litra, edhe pse jep 140 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 250 Nm.

 

Me shume