Audi TT RS Plus vjen në panairin e veturave në Gjenevë

 

Vetura sportive e popullarizuar e Audi-s, modeli TT RS, premierën e saj të re do ta përjetojë në panairin e veturave në Gjenevë në muajin mars, por në një version edhe më të fortë, që mban emrin TT RS Plus.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për ‘barazimin’ e modelit evropian me atë amerikan, i cili tanin nën kapakun e motorit ka 360 kuaj fuqi. Në shitje do të dalë menjëherë pas këtij panairi, pra nga fundi i marsit.

Nën kapakun e motorit do të gjendet motori i njohur i Audi-s, ai 2.5 litërsh TFSI me 5 cilindra, i cili prodhon forcën e një motori V8 falë turbo mbushësve dhe teknologjisë së injektimit direkt të karburantit.

Në Audi thonë se përshpejtimin nga 0 në 100km/h e arrin për vetëm 4.4 sekonda me transmisionin me 7 shpejtësi S Tronic “Dual-Clutch”, respektivisht për 4.6 sekonda me transmisionin manual me 6 shpejtësi. Nuk ka dyshim se Audi TT RS Plus menjëherë do të bëhet një hit në mesin e blerësve, ndërsa për momentin nuk dihet ende çmimi i tij.