|
Zbulohet SL 2012
Modeli i ri SL, me emrin e koduar R321, deri tani si model i shtrenjtë sportiv kabriolet është parë si automobil për të zgjedhurit, ndërsa gjykuar sipas fotografive zyrtare kështu edhe do të mund të mbetet. Është ky Mercedes-i i parë i prodhuar në pjesën më të madhe nga alumini që ofron peshë më të vogël për deri në 140 kilogramë. Pasojë është sjellja dukshëm më e shkathët e veturës, por edhe efekti më vogël negativ për kuletën e blerësve dhe për rrethinën. Sistemi “Agility Control Suspension” vjen si pako standarde, sikur edhe “Direct-Steer” sistemi drejtues elektromekanik. Si opsion ofrohet edhe “Active Body Control”. Versionin më të dobët atë SL 350 e vë në funksion motori 3.5 V6 me 302 KF dhe 370 Nm, i cili harxhon 6.8 l/100 km. Versioni më i fuqishëm SL500 vjen me twin turbo motorin 4.7 V8 të njohur nga S klasa, ndërsa të cilin e karakterizojnë 429 KF dhe 700 Nm. Edhe përkundër zvogëlimit të vëllimit të punës për 0.7 litra të motorit, në krahasim me paraardhësin është më i fuqishëm për 12%, ndërsa momenti rrotullues është rritur për madje 30%. Është e mjaftueshme të thuhet që ky version deri në 100 km/h arrin për vetëm 4.6 sekonda. Pajisjet e avancuara të sigurisë Të përmendim edhe pajisjet e avancuara të sigurisë. “Attention Assist” dhe “Adaptive Brake” janë standarde, ndërsa opsion vijnë tempomati adaptiv “Distronic Plus” dhe “Pre Safe”-sistemi i frenimit automatik. Në përgatitje është edhe seria e kufizuar “Edition1” të cilin e karakterizojnë rrotat 19-inç AMG, lëkura më e mirë në kabinë, sistemi “Airscarf” i ngrohjes dhe “Harmon/Kardon” audio sistemi. Të themi për çdo rast se kulmi paloset, dhe atë për 20 sekonda, ndërsa blerësve i mbetet në dispozicion zgjedhja e kulmit nga xhami apo ai panoramik (Magic Sky Control) me mundësinë e rregullimit të transparencës. Fillimi i shitjes së këtij modeli është paralajmëruar për gjysmën e dytë të vitit të ardhëm. |