Audi ‘parakalon’ Mercesez Benz-in

 

Audi po lufton rrotë më rrotë me Mercesez Benz për të qenë kompania e dytë në botë për prodhimin e makinave pas BMË-së. Kompania e prodhimit të makinave Audi më në fund ka arritur të parakalojë Mercedez Benzin sa i takon shitjeve.

Kreu i kompanisë, Rupert Stadler ka bërë të ditur se “për herë të parë këtë vit Audi ka shitur më shumë makina se rivali i fortë Mercedes”.

Në 11 muajt e parë të këtij viti Audi ka shitur 1,193,110 makina ndërsa Mercedes 1,136,525 – raporton agjencia e lajmeve Reuters. Tani synimi është BMW, e cila qëndron në krye.

Në krahasim me vitin e kaluar shitjet për Audi janë rritur me 18%.